Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës në qytetin e Laçit, u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve.
Teksa u shpreh i lumtur që ndodhet në Shqipëri, Erdogan theksoi se gëzimi dhe hidhërimi i Shqipërisë janë edhe të Turqisë.
“I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, të nderuar ministra, të dashur motra e vëllezërit e mi të qytetit të Laçit, të gjithë juve dua t’iu përshëndes me dashuri e respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurin e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu, përmes jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, së bashku me juve, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplotë, dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”, tha Presidenti Erdogan.





