Ka nisur me tensione dhe akuza seanca e parë parlamentare për këtë vit.
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar i revoltuar në lidhje me propozimet e Lulzim Bashës, i cili i ka kërkuar Kuvendit ta përjashtojë atë, Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe disa deputetë të tjerë nga grupi Parlamentar i PDs-së.
Ai u shpreh se Basha po përpiqet të mashtrojë Kryesinë për të ruajtur karrigen e tij.
“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte edhe njëherë kohën e diktuturës ku njerëzit përjashtohen e internohen. Po pres të më njoftojë fisin ku do të më internojë. Nuk më përjashton dot njeri mua nga Grupi Parlamentar i PD. Nga PD nuk më përjashton dot ai që ka humbur 4 palë zgjedhje, ai që futi kriminelë në selinë e PD dhe thirri policinë kundër protestuesve. Do të ndihem edhe më i lirë për të thënë se nuk ka të ardhme me këtë. Me një njeri që vetëm përpiqet të mashtrojë kryesinë e PD për të ruajtur karrigen. Por do t’i vijë dita kur demokratët do t’i japin atë që meriton”- u shpreh ai.





