Ka përfunduar vizita e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri.
Erdogan mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare 1-ditore.
Pasi u prit me ceremoni në shenjë mirëseardhje, Erdogan vizitoi Laçin në kuadër të inagurimit të banesave për 522 familje, pas shkatërrimeve që la pas tërmeti i nëntorit.
Më pas vizita e Erdogan u pasua me një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ku u firmosën 7 marrëveshje bashkëpunimi.
Erdogan mbajti edhe një fjalim nga foltorja e Kuvendit, ndërsa në mbrëmje inauguroi hapjen e xhamisë Et’hem Bej si dhe njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe xhamia e Namazgjasë.
Në fund Erdogan u nis për në Rinas, ku u ndanë me një përqafim me kryeministrin Edi Rama.
Rama: Shumë të fala t’i bëni të gjithë familjes!
Erdogan: Faleminderit!





