Zjarr në një pallat në lagjen nr.5 të Durrësit. Flakët kanë pushtuar një apartament të një prej pallateve të ndërtuara, aty ku më parë ishte lulishtja “1 maji”.
Makinat zjarrfikëse kanë ardhur me urgjencë në vendngjarje, ndërkohë që tymi i zi që dilte nga apartamenti tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve që ndodheshin aty.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë. Paraprakisht mësohet se në apartamentin ku shpërthyen flakët nuk kishte njerëz në momentin e rënies së zjarrit.
Zjarrfikësit siç duket qartë edhe nga planet filmike që sjell operatori Denis Simaku u detyruan të sharronin derën për të hyrë brenda në apartament.





