Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon një “prapaskenë” nga vizita e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Kryeministri.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhuruar një skulpturë të cilën e ka punuar vetë.

E kam bërë vetë thuaji, me këto duar. Jam artist serioz unë. Megjithatë, siç thashë, në shtëpi duhet të shkojë kjo se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim se sa… Këtë vetëm do ta mbajmë me kujdes”, thotë Kryeministri Rama.

Duket se Presidenti turk Erdogan ka mbetur i impresionuar nga ky punim që është realizuar nga Kryeministri.

“Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë”, u përgjigj Presidenti Erdogan.