Alket Rizai, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në Greqi, por këtë herë, jo për arratisjet e tj të bujshme nga burgu, por për një keqkuptim të policisë.

Mediat helene, shkruajnë se Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka ndaluar në Lamia një automjet tip “BMW” luksoz me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e e një rruge, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë.

Por në momentin, kur dera e pasagjerit në makinën luksoze me xhama të errët u hap, policia greke është shtangur, pasi është përballur me Alket Rizain, i burgosuri i famshëm shqiptar, i cili ndërkohë duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou.

Gjithçka ka ndodhur mesditën e së premtes, kur “mbreti” i arratisjeve në Greqi ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Në fakt, pas kontrollit policor, rezultoi se Alket Rizai kishte marrë leje nga autoritetet e burgut në Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar, ishte një nga njerëzit më të famshëm të jetës së natës në Athinë.

Ndërkohë, pasagjeri i tretë në makinë, ishte po ashtu një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas “LamiaReport”, 36-vjeçari ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale. Ai u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor të Fthiotidas, ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Kush është Alket Rizai?

Alket Rizai konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Greqi. Në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me kriminelë të njohur grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marre peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Ai është dënuar me 25 vjet burg për disa vepra penale.

Arratisja e parë e stilit hollivudian, u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.