Pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për t’u ulur në një konsultim me partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste.
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla do të shkojë sot në Presidencë në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Nuk dihet se cili është ftuar nga PD-ja pasi Gazment Bardhit ka konfirmuar se deri tani nuk i ka mbërritur asnjë shkresë nga institucioni i Presidencës.





