Ndonëse Komisioni Hetimor për inceneratorët nuk ka nisur ende punë, sot në rend dite është parashikuar shtyrja e afatit të tij për një periudhë 2-mujore.
Kujtojmë që Komisioni Hetimor me kryetare Jorida Tabakun ka si objekt pune kontrollin e zbatimit të ligjeve nga organet publike në procedurat për ndërtimin dhe administrim e impianteve të trajtimit të mjeteve.
NJOFTIMI
Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane
E mërkurë, datë 19.1.2022
Ora:14.00
Ne rend të dites:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 7.12.2021.
- Njoftime.
- Zgjatja e afatit të komisionit hetimor për një periudhë 2 – mujore.
- Shqyrtimi dhe miratimi i planit të hetimit.
- Caktimi i mbledhjes së ardhshme.





