Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka kallëzuar penalisht kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Kallëzimi i është drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës.
Basha dhe Bardhi akuzohen nga Komisioni i Rithemelimit për dëmtime të tjera me dashje, pengim për të manifestuar, shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese dhe shkatërrim prone.





