Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të presidentit Ilir Meta me Taulant Ballën për zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetarë.
Presidenti ka në tavolinë dy data, 27 shkurtin dhe 6 marsin, por ende nuk është vendosur se cila do të jetë data e zgjedhjeve.
Sekretari i PD Gazment Bardhi sulmon Metën për këtë takim, dhe thotë se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave.
“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkruan në Twitter Gazment Bardhi.
Nga PD ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të futet në zgjedhjet e pjesshme apo jo.





