Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e pjesshme lokale në vend.

Në një intervistë në “Ora News”, Basha është shprehur se PD është e gatshme të futet në zgjedhje, duke iu përgjigjur njëkohësisht presidentit Meta, se nuk do t’i largohet asnjë beteje.

“PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë dhe zgjedhjet vendore. Kjo që po ndodh nuk është thjeshte përplasje midis mendimeve ndryshe për pluralizmin, por është ndryshim kulturor që po ndodh pas 31 vitesh. Në një vend normal demokratik faktori më i rëndësishëm është qytetari. Shqiptarët duan ndryshimin dhe ne do bëjmë cc’mos për ta sjellë këtë ndryshim.“, tha Basha.