Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pyetjen e parë të Këshillimit Kombëtar, të cilën ua drejton të gjithë qytetarëve.
Pyetja ka të bëjë me nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur, nëse duhet apo jo të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.
“Nuk mund të hyni në pyetësor më shumë se njëherë, prandaj në rast hyrjeje mos dilni pa lënë opinionin tuaj”, thekson kryeministri për të gjithë personat që do e plotesojne online pyetesorin.
Në postimin e tij në “Facebook”, Rama publikon linkun e Këshillimit Kombëtar, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë.





