Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për zgjedhjet e pjesshme lokale të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta për t’u zhvilluar më 6 mars të këtij viti.

Tabaku ka bërë me dije se PD-ja zyrtare do i bëjë ftesë aleatëve për të krijuar një aleancë të përbashkët në këto zgjedhje si dhe bëri me dije se kandidatët do të shpallen shumë shpejt brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

Ajo tha se në këto zgjedhje Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet

“Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar Presidenti tregojnë faktin që ne e kemi thënë të degradimit të pushtetit të Edi Ramës të lidhjes së krimit të pushtetit të Edi Ramës. Edhe në zgjedhje të pakontestuara pa kundërshtar si ato të 2019 Rama kërkonte të bënte aleancë me krimin. Arritëm që në 61 bashkëi, 6 janë persona o me rekorde kriminale o të larguar. Ne nga informacioent që kemi janë dhe të tjerë. Jam e sigurt që PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm më përfaqësues të mundshëm me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria që sot janë larguar e kanë lënë 6 vende bosh, pjesa më e madhe sot duhe të ishin bosh. Kandidatët do shpallen shumë shpejt e brenda afatit të përcaktuar nga KQZ. PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët”, tha Jorida Tabaku.