Lajm i mirë për Italinë. Prej 31 janarit në vendin fqinjë, asnjë territor nuk do të jetë zonë e kuqe, raporton Ansa.

Bëhet zonë e verdhë, pra me rrezik të ulët infektimi rajoni i Lombardisë, i cili është edhe më i godituri nga pandemia.

Rajonet Puglia, Sardegna, Sicilia, Umbria e Bolzano do të jenë zona portokalli, pra me rrezik të lartë infektimi. Ndërsa të gjitha rajonet e tjera do të jenë zona të verdha.