Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Korçë, nga ku dha dhe mesazhe politke.

Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shihet teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit, poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

“Lumja ti moj Korçë lule që le pas shoqet e tua. Si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua”– shprehet Meta.