Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë me dije se vijon puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara nga dëbora.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat pritet të shkojnë deri në -17 gradë celsius nga java që vjen.