Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët është ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, do të këtë perballe edhe Presidentin Meta, me popullin e 2 marsit.
Teksa i quajti deklaratat e Ramës, si kurthe diletantësh, Kreu i Shtetit u shpreh se deri në 24 korrik, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike, më pas ai u shpreh se ka premtuar se do të bashkëbisedojë me popullin e 2 marsit.
“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”.





