Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të fundit të “Transparency International”. Sipas kryedemaokratit, ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni.
“Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashës.
Basha thotë se lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar.
“Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve”, shkruan Basha.





