Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku dy të mitur pa patentë janë aksidentuar me makinë.

Rreth orës  19:30, në lagjen Partizani, Rrruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.