Policia ka arrestuar një 34-vjeçar nga Peqini, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së saj.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së saj.” thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.





