Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për mediat se ka ardhur koha të shtohet vëmendja te sektori bujqësor.

Rama foli dhe për garancinë Sovrane që është në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë.

Kreu i qeverisë është shprehur se nga ky fond janë 6 mijë përfitues.

Koha e bujqësisë së lëmoshës ka perënduar ashtu si kundër ka perënduar dhe koha e bujqësisë vetmitare, e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëjë qeveria apo shteti për ta, që të garantohet një e ardhme më e mirë, apo që e tashmja të ketë një pamje tjetër.

Dua të ju them të gjithë atyre që sot me gjasë na ndjekin për të përsëritur një mesazh nga ana jonë se duhet të jenë më shumë këmbëngulës që në sektorin e bujqësisë, është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, me syrin e sipërmarrjes, e cila beson tek investimi i kapitaleve dhe po ashtu patjetër beson dhe tek ndërveprimi. Tani praktikisht hapi rrugën e një qasjeje nëpërmjet një linje kredie dhe mundësisë së ndarjes së riskut. Ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plot të kënaqur, por plotësisht të bindur se kjo është rruga. Janë 6 mijë përfitues nga ky fond”-ka thënë Rama.