17-vjeçari Florian Përvathi e planifikuar prej kohësh vrasjen e fqinjit të tij, Lek Lekgjonaj. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës. Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti.

Florian Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë.

Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vete kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë Përvathit në 2009-n, kur ishte vetëm 4 vjeç.