Sot po zhvillohet seanca e dytë plenare e Kuvendit për këtë sesion parlamentar.

Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit po zhvillohet një protestë nga banorët e “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave nga Bashkia e Tiranës.

Banorët kanë theksuar se do të protestojnë gjatë gjithë ditës për t’u dëgjuar zëri i tyre.

Nga ana e policisë janë marrë masat në mënyrë që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të protestës.