I rikthyer në Kuvend pas 4 muajsh, ish-kryeministri Sali Berisha foli nga vendi i tij në sallë, ku tha se Shqipëria është kthyer në qendrën e organizatave kriminale të rajonit dhe Europës.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, për të cilët tha se duhet të hetohen për pastrim parash.

“Mendoj se në trajtimin e këtij problem, sot paralamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës. Kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama i akuzuar ndërkombëtarisht për larjen e 200 milionë eurove në zonat OFshore. Por jo më pak Lul Brava I cili u hetua nga prokuroria e Tiranës dhe më pas iu mbyll hetimi. Pra nëse duhet të bëhemi serioz në luftimin e këtij krimi duhet tëvendosen në hetim të plotë si kreun e meduzës ashtu edhe pengun e tij Lul Brava të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë me urdhër të veçantë . Larja e parave të pista është investimi kryesor nga narko-qeveritarët me bashkëpunëtorët e tyre. 3 orë protestuan ata që po ushemben shtëpitë se në trojet e tyre po ndërtojnë kulla. Në mënyrë absolute shtëpitë e tyre u shkatërruan në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës. Por klepto kracia në pushtet nuk ka zëmër. Prandaj gjykoj që këto ligje të ridimensionohen, Një komision hetimor për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën.”, tha Berisha.