Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka pasur një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Kim thotë se numri i çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë po reduktohet, por duhet të përshpejtohet.
Ndër të tjera, ambasadorja shkruan se SHBA-të do të ofrojnë ndihmë teknike në këtë aspekt, duke shtuar se folën gjithashtu për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem teksa Vetingu vijon.
“Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA-te do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan Kim.





