Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisim argjendarinë në Shkodër.

Anisa dhe Arben Hoxhaj tentuan që të grabisnin argjendarinë më 27 janar, ndërkohë që u hasën me rezistencën e pronarit të biznesit.

Ka qenë në fillim gruaja ajo që ka nxjerr me shpejtësi një spray paralizues dhe ia hedh në fytyrë pronarit dhe shitëses, ndërsa bashkëshorti i saj tenton të marrë bizhuteritë.

Por pavarësisht tentativës, pronari i argjendarisë i ka ndjekur bashkë me shitësen, duke i ndaluar në hyrje të dyqanit. Këta të fundit u arrestuan nga policia.