Arben Hoxha dhe Anisa Hoxha janë çifti vlonjat që pak ditë më parë tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër duke i hedhur spray në fytyrë pronares, e cila ndodhej në anën tjetër të banakut.
Në rrjetet sociale, dy të rinjtë duket se bënin një jetë luksoze me shampanjë, makina, bizhuteri si varëse floriri apo orë rolex apo dhe veshje të shtrenjta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Demokracia në Shkodër, ku nga pamjet duket sesi çifti i ri është futur në ambientet e argjendarisë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhuteritë.
Ndërkohë në një moment gruaja Anisa Hoxhaj, e cila ishte në shoqërinë e bashkëshortit Arben nxjerr nga xhepi i majtë një objekt dhe ua ka hedh në sy pronarëve në tentative për të marrë bizhuteritë dhe për t’u larguar.
Ndërkaq pronarët i kanë ndjekur deri te dera duke e tërhequr me forcë kutinë e bizhuve duke i lënë të largohen pa arritur objektivin e tyre.
Këtë të dielë gjykata ka vendosur masën arrest me burg për çiftin nga Vlora.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes ku menjëherë pas denoncimit të pronarëve çifti i grabitësve përfundoi në pranga.