Procesi i numërimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Primareve në Vorë ka përfunduar. Kështu, me 277 vota, kandidati fitues që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, është Lulzim Vrana.

“Sot grupi Rithemelimit vendosi standarde të reja në zhvillimin e garës për kryetar bashkie, primaret. Sot në këtë garë që u zhvillua mes meje dhe kandidatit Luan Beta, e falenderoj shumë për korrektësinë që kishim gjatë gjithë kohës së votimit. Objektivi im është që të jem gjithmonë me qytetarët. Mendoj se do të arrij ta fitoj këtë bashki”, tha kandidati Vrana.