Ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm seanca ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me një trupë të re gjykuese, duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg.

Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.