Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me 120 mijë euro shpenzime që ka harxhuar për udhëtime private.

Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve.

Rama: Ne fakt jo, une jam i pari kryeminister ne kete vend qe udhetimet e mia shume te rralla private me familjen, nuk i bej kurre me shpenzimet e shtetit.

A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”?

Rama: Jo, kam perdorur me bilete vajtje-ardhje, uleset ekonomike te Lufthanses, se bashku me gruan dhe djalin e vogel.

Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?

Rama: Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro.

Kush ka firmosur për udhëtimet e tij? Kush i ka paguar ato?

Rama: Mesatarja vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare, te cilat paguhen nga fondi i kryeministrise, eshte me e ulet se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve te paraardhesve te mi, per arsyen e thjeshte se ata udhetonin ne business class ndersa une kam udhetuar thuajse teresisht ne ekonomik, me perjashtim te ndonje rasti te vecante – e njejta gje edhe per ministrat. Nderkohe qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencen e OSBE, u be nje marreveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi per vitin 2021 ishte nen mesataren e viteve te meparshme.

Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve.

Rama: Sasia me e larte vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare ka qene 4.623.089 lek ne vitin 2014. Ndersa shifra 120 mije euro karburant per fluturim privat, eshte produkt i te njejtes aritmetike fantastiko-shkencore, qe nga 1958 uleset e Pallatit te Kongreseve nxorri 5004 delegate. Po t’i shumezosh keta delegate me 30 dhe pastaj te zbresesh 30, dalin fiks 120 mije euro karburant per 7×7 brava, baraz 42 fluturime.