Mësohen detaje të reja nga aksidenti me tre të vdekur që ndodhi sot në aksin Elbasan-Librazhd, në lumin Shkumbin.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Ford” me një ‘Benz’ ML, 5 persona u rrokullisën në greminë e pastaj ranë në lumë.

Nga ky aksident humbën jetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç.

Ndërkohë që Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Mhilli 20 vjeçe janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Është bërë e ditur më parë se Elmi Keqa, Elona Keqa, Elis Sulmataj, Elisiado Keqa dhe Ambra Mhilli zgjodhën qytetin e Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.

Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen nga Kukësi nuk zgjatën shumë duke u kthyer kështu në një tragjedi.