Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme, dosjen e Elvis Roshit, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Vendimi u mor në seancën paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Rudina Palloj.

Më herët, gjykata i kishte kërkuar prokurorit të rregullonte mënyrën se si ishte ndërtuar akuza ndaj Roshit. Gjatë seancës, avokati i tij, Andi Skënderi, deklaroi se hetimet dhe ngritja e akuzës nuk janë bërë brenda afateve të parashikuara nga ligji.

Gjykata nuk ka bërë ende publike arsyet pse e ktheu dosjen në SPAK, por pritet tu bëhen të ditura palëve pasi të zbardhet vendimi. Disa muaj më parë, SPAK ngriti akuzë ndaj Elvis Roshit për shpërdorim detyre, lidhur me dyshime për procedura tenderash në Bashkinë e Kavajës.