Kryeministri Edi Rama ka bërë lëmsh ndjekësit e tij kur ka publikuar një foto me një djalë të vogël i cili shfaqet me kostum.

Shumë prej ndjekësve të kryeministrit e kanë ngatërruar atë me djalin e vogël të Edi Ramës, Zahon.

Madje ata i kanë komentuar duke e uruar kreun e qeverisë, por Rama më pas ka shpjeguar edhe kush është në të vërtetë djali i vogël.

Djali i vogël quhet Drini dhe është pjesë e ekspozitës “Në Kërkim të Artit” nga Helidon Gjergji, ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Rama.

Kur nën ferrë çel trëndafili”, shkruan Rama.