Moti i keq ka shkaktuar probleme në Korçë. Një automjet tip fuoristradë ka rrëshqitur nga dëbora duke përfunduar në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në unazë të qytetit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar.
Kjo nuk është hera e parë kur mjete në Korçë përfshihen në aksidente të tilla, për shkak të prezencës së borës dhe akullit në rrugë në këto ditë të ftohta.





