Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Fier-Levan ka aksidentuar me “Benz” një person, i cili dyshohet se ka qenë një endacak i shtrirë në rrugë.
Aksidenti ka qenë fatal pasi qytetari nuk ka mundur që t’i rezistonte dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin e viktimës.





