Barcelona bën goditjen e radhës, teksa prezantoi si blerjen më të re Pierr-Emerik Obamejang.
Sulmuesi nga Gaboni vjen me parametra zero te katalanasit, pasi ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Arsenalit.
32-vjeçari ka firmosur kontratën e tij të re që do ta mbajë të lidhur në Katalonjë deri në 30 qershor 2025.
Çdo skuadër që do të dojë të fitojë shërbimet e sulmuesit nga Gaboni do të duhet të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij.
Gjatë këtij sezoni me Arsenalin, ai u aktivizua në 14 ndeshje nga ku shënoi 4 herë dhe dhuroi edhe 1 asist.





