Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për protestën e banorëve të 5 Majit.
Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Ndërsa vazhdoi akuzën edhe ndaj Bashkisë së Tiranës, ku tha se dokumenti që i është ofruar për t’u firmosur nga banorët është vetëm një vetëdeklarim dhe jo marrëveshje.
“Nuk ngopen së vjedhur. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”,-tha Berisha ndër të tjera.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka kërkuar Berishës të lërë foltoren pasi koha e tij ka përfunduar, por ish-kryeministri iu përgjigj me tone të larta.
“Kjo nuk është çështje për procedura dhe nuk mund të vijoni. Mbaruan 3 minuta”,-tha Felaj.
Berisha tha se ky parlament duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.
“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”,-tha Berisha.





