Zbardhet axhenda e presidentit të UEFA-s Alexander Ceferin, i cili vjen sot në orën 12:30 për një vizitë pune në Tiranë.

Ceferin do të ketë një drekë me kreun e FSHF-së Armand Duka dhe në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do zhvillojë një takim në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor dhe organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin ‘Air Albania’ më 25 maj”, thuhet në një njoftim.