Është identifikuar shqiptari, që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Belgjikë.
Bëhet me dije se viktima është shqiptari Klodian Turja, i cili u gjet pa shenja jete në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare.
Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, por autoritetet belge raportuan më herët se ngjarja ishte e dyshimtë, pasi viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës.





