Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina do t’u prezantojë aleatëve evropianë programin e saj të raketave antibalistike gjatë takimeve që do të zhvillohen të martën në Paris.
Sipas mediave të huaja, nisma synon forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit, në një kohë kur Ukraina vijon të përballet me sulme të vazhdueshme me raketa nga Rusia.
“Do të kemi për herë të parë një takim në nivelin e krerëve të shteteve, këshilltarëve të sigurisë dhe kompanive të mbrojtjes nga vendet që mund të japin një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi të ri raketash antibalistike”, tha Zelensky.





