Një konflikt është regjistruar pak më parë në Durrës, ku, sipas burimeve, janë përfshirë disa të rinj. Mësohet se konflikti ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit.
Mësohet se konflikti ka përfunduar në një konfrontim fizik mes disa prej tyre. Ndërkohë, policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit që çoi në përplasjen mes të rinjve.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me ngjarjen.





