Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në kuadër të operacionit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur kapjen në Durrës të shtetasit E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK.

Gjatë operacionit është kapur dhe arrestuar edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar.

Mësohet se Agasi është kapur në makinë me Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në kërkim, që njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Policia vijon veprimet procedurale në bashkëpunim me organin e akuzës për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.