Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyrë për në datën 7 shkurt ora 10:00 mbajtjen e seancës së radhës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentin Ilir Meta.
Trupa gjykuese u tërhoq dhe me vendim të ndërmjetëm vendosi të japë 48 ore kohë palës së presidentit që t’i përgjigjet pyetjeve. Seanca e radhë ku pritet të jepet vendimi do të mblidhet sërish ditën e hënë (7 shkurt, orë 10:00).
Pas pyetjeve të parashtruara nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka kërkuar 48 orë kohë për t’u përgjigjur mbi 70 pyetjet, me argumentin se do të konsultohen me kreun e shtetit.
Nga ana tjetër deputetja e PS, Klotilda Bushka ka deklaruar: “Dy orë janë të mjaftueshme, sepse edhe ne aq na u desh”.
Përfaqësuesi i Presidentit iu përgjigj me argumentin “nuk është kërkesë për shkarkimin e Kuvendit”.
Tashmë gjykata është tërhequr për një vendim të ndërmjetëm për të përcaktuar sa kohë do t’i japin presidentit për t’u përgjigjur.





