Një 45-vjeçar është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin Elvison Dimo, pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Dimo në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B., në Patos, Fier.

NJOFTIMI:

Interpol

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Elvison Dimo, 45 vjeç.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

(E.H/Faxweb.al)