Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën kopshtit në Fier, ku u mbyt një fëmijë 3-vjeçar disa ditë më parë.
Nga konstatimet e bëra prej grupit të punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, në kopshtin “Flatrat e Dijes”, Fier është arritur në përfundimin se ky kopësht “nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligj që mësuesit të kenë diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor.
Po ashtu, ky institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte “regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjellë si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta femijë”.





