Dy punëtorë të moshave 32 dhe 53-vjeçare me origjinë nga Durrësi, janë plagosur mëngjesin e sotëm teksa punonin në një godinë në rrugën e Syrit të Kaltër.
Mësohet se si pasojë e erës së fortë, kanë lëvizur disa panele në godinën ku punon dhe kanë rënë mbi punëtorët.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.





