Ishte dënuar me burg në mungesë për vrasje në vitin 1997, arrestohet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri autori.

Elvison Dimo, 45 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, e kishte dënuar me 20 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Por si ndodhi ngjarja?

Në vitin 1994, shtetasi Sabri Bregasi merr borxh 2000 dollarë te babait i autorit, A.Dimo, para të cilat ia jep një personi me përqindje, por ky i fundit falimenton.

Sabri Bregasi arrin t’i kthejë autorit një pjesë të parave të marra borxh, por në vitin 1997, Elvison Dimo kthehet nga Greqia dhe pas disa takimeve që rezultuan të pa suksesshëm për marrjen e parave mbrapsht, qëllon për vdekje Sabri Bregasin.

Ne diten e vrasjes, Elvisoni i ka shkuar në vendin e punës dhe para se ta qëllonte dhe i ka kujtuar borxhin e zvarritur, që po e çonte deri në këtë vendim. Pa pritur reagimin e viktimës, Elvison Dimo ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

Gjykata e Fierit ka dënuar në vitin 2009 me 20 vjet burg në mungese Elvison Dimo, i akuzuar për vrasje me paramendim. Më 8 shkurt të vitit 1999 është vendosur pezullimi i çështjes dhe në vitin 2006, prokuroria e ka rifilluar hetimin për zbardhjen e ngjarjes.