Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, i cili siç thekson ai, tashmë ka përfunduar dhe është gati për përdorim.

“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë Rama dha lajmin se duke filluar nga muaji maj i vitit 2022, kompania loë cost, WizzAir do të nisë fluturimet nga aeroporti i Kukësit në katër destinacione të reja Vjenë, Mynih, Baden dhe Bazel.