Pak orë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi për të shtyrë shkarkimin ose jo të tij, presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet ndjekësit e tij në Facebook me një foto nga Durrësi.

I qeshur dhe me dy gishta, Meta shprehet se Durrësi edhe në dimër është një qytet i paparë, ndërsa shtron pyetjen, “Po në pranverë?

Durrësi edhe në dimër i paparë! Po në Pranverë?”, shkruan presidenti bashkangjitur fotos së publikuar.