Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke folur për një investim në Divjakë. Bëhet fjalë për hidrovorin e ri.
Rama thotë se ky investim është pajisur me elektromekaninën e gjeneratës së fundit dhe do të garantojë kullimin e ujit në çdo kohë të përreth 1400 hektarëve tokë bujqësore.
“Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.





